
Një i dënuar 32-vjeçar më origjinë shqiptare ka dhunuar tre oficerë burgu në Francë, mëngjesin e të shtunës (31 gusht) dhe më pas ka kërcënuar disa agjentë të tjerë me vdekje.
Sipas mediave franceze është bërë me dije se ditën e djeshme pritej dalja për masë sigurie në Gjykatën e Bordosë, por seanca dështoi.
Identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë që ka mbetur në qelitë e burgut të Gradignan.
Autoritet kanë kërkuar një ekspertizë psikiatrike për 32-vjeçarin shqiptar, i cili sulmoi me dhunë tre punonjës, njërin prej të cilëve e preu në fytyrë me një copë xhami duke i shkaktuar 17 qepje.
32-vjeçari më pas kërcënoi agjentët e tjerë me vdekje, sipas sindikatës Ufap.
Organizata po bën thirrje që i burgosuri të transferohet në Njësinë për të Burgosur të Dhunshëm (UDV).
“Vendi i tij duhet të jetë në një njësi të dedikuar psikiatrike ose UDV,” tha ajo në një deklaratë për shtyp.
Akuza se pse shqiptari ndodhej në burg ende nuk dihet./ Versus.al







