AKTUALITET /

Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, Ilir Beqaj kërkon përjashtimin e gjyqtares së dosjes

Mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi me argumentin se nuk ka vendosur në dispozicion të saj vendimin e arsyetuar të ndryshimit të akuzës.

Shkruar nga Versus

Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, Ilir Beqaj kërkon

Seanca për dosjen e sterilizimit është shtyrë për më 23 janar. Vendimi erdhi pas debatit mes gjykatës dhe mbrojtjes së Ilir Beqajt.

Mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi me argumentin se nuk ka vendosur në dispozicion të saj vendimin e arsyetuar të ndryshimit të akuzës, të tregojë ku janë faktet e vjedhjes apo të grupit të strukturuar kriminal me argumentin se nuk është e detyruar ta bëjë të ditur në këtë fazë.

Seanca u shty për shkak të shqyrtimit të kërkesës për përjashtimin e Davidhit, që do të shqyrtohet nga një gjyqtar tjetër.

Dosja e sterilizimit ndodhet në fazën paraprake, teksa së fundmi Beqajt iu ndryshua akuza nga shpërdorim detyre, në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: