AKTUALITET /

Si do funksionojë? Nga toka në treg: “ALBTrace Co” do të ndjekë çdo hap të kanabisit mjekësor në Shqipëri

Sipas vendimit të miratuar me propozim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kompania e përzgjedhur është “ALBTrace Co” sh.a.

Shkruar nga Versus

 

Si do funksionojë? Nga toka në treg: “ALBTrace Co” do

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin e kompanisë që do të marrë përsipër procesin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë së bimës së kanabisit në Shqipëri, në kuadër të legjislacionit të ri për legalizimin e kontrolluar të kultivimit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Sipas vendimit të miratuar me propozim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kompania e përzgjedhur është “ALBTrace Co” sh.a.

Kjo shoqëri, e themeluar në mars të këtij viti, është një partneritet me kapital shqiptar dhe arab, dhe do të ketë rol qendror në sistemin e kontrollit të produkteve që burojnë nga bimët e kanabisit të kultivuara në përputhje me ligjin.

Detyrat e “ALBTrace Co” përfshijnë:

Prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale për produktet që i nënshtrohen akcizës, përfshirë ato të bazuara në kanabis;
Zbatimin e teknologjisë së gjurmueshmërisë që mundëson ndjekjen e produktit nga prodhimi deri te konsumi;
Ndihmën në garantimin e transparencës dhe parandalimin e abuzimeve me procesin e legalizuar të kultivimit.

Vendimi vjen në një moment kur Shqipëria është në procesin e zbatimit të ligjit për kanabisin mjekësor, dhe ku autoritetet kanë theksuar rëndësinë e kontrollit të plotë të zinxhirit të prodhimit për të shmangur devijimin drejt tregut të zi. /Versus.al

Poll