Tiranë- Një 28 vjeçar i identifikuar si Aleksandër Matoja është arrestuar nga forcat e policisë gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmë në Allias.
I riu me precedentë penalë akuzohet se u shiste armë zjarri personave të ndryshëm që synonin të kryenin krime. Matoja me banim në Shkodër, dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal në kryeqendrën e veriut.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte, policia gjeti dy armë zjarri të llojit “pistoletë” të cilat dyshohet se do ua shiste personave që kishin në plan të kryenin krime të ndryshme. Burime bëjnë me dije se Matoja i siguronte armët e zjarrit nga Turqia dhe i shiste në Shqipëri për shuma deri në 3500 euro. Versus.al