
Për të disatën ditë radhazi, në aeroportin e Vlorës ka patur përplasje mes punonjësve të kompanisë “2A” të Valon Ademit dhe atyre të “MACBO”-s të biznesmenit Behgjet Pacolli.
Kamionët e kompanisë së Ademit kanë bllokuar sërish hyrjen e kantierit të ndërtimit duke mos lejuar punëtorët e ish-ortakut të tij që të hyjnë. Nga ana tjetër punonjësit e Pacollit kanë kërkuar llogari edhe nga efektivët e policisë, por këta të fundit i janë përgjigjur se nuk ndërhyjnë dot për të hequr kamionët pasi aty operon një polici private.
Më herët, Pacolli i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet për atë që po ndodh në aeroportin e Vlorës. Sipas tij në këtë ngjarje janë përfshirë grupe kriminale pas të cilëve qëndrojnë zyrtarë shtetërorë. Versus.al

