AKTUALITET /

Skandal në bashkinë e Elbasanit, 6 punonjës të bashkisë përvetësuan 125 mln lekë fonde të ndihmës ekonomike

Shkruar nga Versus

Skandal në bashkinë e Elbasanit, 6 punonjës të bashkisë

Elbasan- Gjashtë punonjës të bashkisë janë marrë të pandehur nga prokuroria nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve, shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën.

Të pandehurit A.Ç, N.B, A.Ç, G.S, L.K, M.K, gjykata ka vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. Ata rezultojnë të kenë mbajtur detyrat: Administrator Shoqëror, Postier, Drejtor Drejtorie në Bashki, specialistë në Drejtorinë Rajonale.

Hetimet nisën në prill të vitit 2025 pas denoncimit të bërë nga një qytetar i cili pretendonte se po bëheshin abuzime me skemën e ndihmës ekonomike duke marrë shkas nga rasti i familjarëve të tij. Hetimet u kryen për periudhën tetor 2024-korrik 2025 dhe nxorrën në pah një dëm ekonomik prej 12.500 000 lekësh të reja për shtetin shqiptar. Kjo ka ardhur si pasojë e përfshirjes në skemën ekonomike pa të drejtë të familjeve që nuk përfitonin kriteret për të marrë ndihmë ekonomike.

Menjëherë pas fillimit të hetimeve, numri i familjeve përfituese është ulur nga 320 familje në 110 familje. Hetimet provuan se zyrtarët shtetërorë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin, rritën fiktivisht numrin e familjeve përfituese duke përvetësuar pa të drejtë shuma monetare si dhe duke mos ushtruar një kontroll efekt në mënyrë që të ndalohej kjo veprimtari e paligjshme. Versus.al

Poll