AKTUALITET /

Skandal në Butrint: Hotel luksoz pa leje në zonë të mbrojtur nga UNESCO?

Lajmi u bë publik nga studiuesi dhe eksperti i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, i cili reagoi pas një postimi të vetë kompanisë në rrjetet sociale.

Shkruar nga Versus

Skandal në Butrint: Hotel luksoz pa leje në zonë të mbrojtur

Në një prej zonave më të mbrojtura të Shqipërisë, në majën e Malit Mile brenda territorit të Parkut Kombëtar të Butrintit, ka nisur ndërtimi i një resorti luksoz nga kompania kosovare “Enea Resort”.

Lajmi u bë publik nga studiuesi dhe eksperti i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, i cili reagoi pas një postimi të vetë kompanisë në rrjetet sociale.

Në një shënim në profilin e tij në “Facebook”, Tare shpreh shqetësimin për ndërhyrjen në një zonë të shpallur pasuri botërore nga UNESCO.

Ai nënvizon mungesën e transparencës dhe të reagimit nga institucionet shtetërore, duke theksuar se ndërtimi i një resorti në një territor të mbrojtur si Parku Kombëtar i Butrintit ngre seriozisht pikëpyetje për ligjshmërinë e këtij projekti.

Gjithashtu Tare shton në postimin e tij se bashkia Konispol nuk ka asnjë informacion dhe dijeni për ndonjë leje të dhënë në këtë zonë të Mbrojtur.

Reagimi i plotë i Auron Tares:

Sipas nje postimi te nje kompania kosovare te quajtur Enea Resort, kane filluar punimet per nje Hotel Turistik ne majen e malit Mile. Kjo zone eshte pjese e Parkut Kombetar te Butrintit, zone e mbrojtur si dhe zone e Shpallur Pasuri Boterore e Unesco.    

A eshte ky nja projekt i miratuar nga autoritetet shteterore apo nje perpjekje per te mare leje ne kete zone?  Nuk ka asnje informacion zyrtar.

P.S   sipas Kryetarit te Bashkise  Konispol, Bashkia nuk ka asnje informacion dhe nuk ka asnje dijeni per ndonje leje ne kete zone te Mbrojtur.

 

 

 

 

Poll