AKTUALITET /

Skandali i “Apartamenteve” në Tiranë / Noterja 57-vjeçare në pranga për kontrata të dyfishta

Në kuadër të operacionit të koduar “Apartamentet”, forcat e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë arrestuar M. D., 57 vjeçe, e shpallur më herët në kërkim, pas dyshimeve serioze se ishte përfshirë në një skemë mashtrimi me dokumente noteriale.

Shkruar nga Versus

Skandali i “Apartamenteve” në Tiranë / Noterja
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një notere me përvojë, e cila për muaj të tërë kishte shmangur hetimin, ndërsa mbi të rëndonte një akuzë e fortë për shpërdorim detyre.

Në kuadër të operacionit të koduar “Apartamentet”, forcat e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë arrestuar M. D., 57 vjeçe, e shpallur më herët në kërkim, pas dyshimeve serioze se ishte përfshirë në një skemë mashtrimi me dokumente noteriale.

Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bëjnë me dije se e arrestuara dyshohet se ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament, duke krijuar jo vetëm një konflikt të hapur ligjor, por edhe duke futur në kaos total palët e përfshira në transaksion.

Operacioni “Apartamentet” është fokusuar pikërisht në raste të tilla, ku dokumentet noteriale janë përdorur si mjete për të ligjëruar transaksione të dyshimta. Hetuesit zbuluan se në dy raste të veçanta, 57-vjeçarja kishte firmosur kontrata për të njëjtin objekt, duke anashkaluar detyrimet ligjore të verifikimit të pronësisë dhe duke u sjellë, në mënyrë të qëllimshme ose me neglizhencë kriminale, në dëm të interesave të qytetarëve.

Një burim pranë policisë pohoi se “ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë një veprimtari të përsëritur dhe të strukturuar, që synonte përfitimin personal apo të personave të tretë”. Për momentin, noterja ndodhet në ambientet e paraburgimit, në pritje të përballjes me organin e akuzës.

Poll