AKTUALITET /

SKAP i bllokoi vilën në Palasë për hetimin e Ahmetajt, shoqja e Albina Maçkës kërkon pronën

Shkruar nga Versus

SKAP i bllokoi vilën në Palasë për hetimin e Ahmetajt,

Elda Dinaj mikesha e Albina Maçkës, ish-gruaja e Arben Ahmetaj ka paraqitur një kërkesë ku kërkon nga Gjykata e Posaçme heqjen e sekuestros e një vilë në zonën e Palasës që është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror për ish zv/ kryeministrit.

Kjo kërkesë është shqyrtuar këtë të mërkurë nga gjyqtari Erion Bani.

Pavarësisht argumenteve të paraqitura duket se nuk e kanë bindur gjyqtarin Bani për t’i liruar vilën qindra-milionshe Elda Dinajt, duke ia rrëzuar kërkesën.

SKAP i bllokoi vilën në Palasë për hetimin e Ahmetajt,

Dinaj rezulton një nga njerëzit më të afërt të Albina Mackën ish gruan së Ahmetaj. Më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se vila nuk është pronë e saj.

Gjatë marrjes në pyetje Maçka, ka pretenduar se vilën në Palasë ja ka lënë një shoqja e saj e cila jeton në Zvicër dhe pretendon se ka vetëm një banesë në ish-Bllok.

Poll