AKTUALITET /

Skerdi Drenova nuk do të mbajë më postin e drejtorit të OST-së, ja kush e zëvëndëson

Në vend të tij emërohet Elisian Bici

Shkruar nga Versus
Skerdi Drenova nuk do të mbajë më postin e drejtorit të
Skerdi Drenova

Skerdi Drenova nuk do të mbajë më postin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Lajmi është bërë me dije nga zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale lajmëron emërimin e Elision Bicit në krye të OST-së.

Balluku falenderon Skerdi Drenovën, teksa bën me dije se ky i fundit do të marrë postin e drejtorit tek “Albgaz” sh.a. e cila është një shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar.

Në këtë post, Drenova do të zëvendësojë Arbër Avramin. 

‘’Suksese Elisian Bici në detyrën e re të drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Falenderojmë Skerdi Drenovën për kontributin e tij në sektorin energjetik dhe i urojmë suksese në detyrën e re si drejtor i @albgaz.sha’’ shkruan zv/kryeministrja në postim.

 

 

Poll