AKTUALITET /

“S’kishim para për biletën e kthimit”, arrestohen 2 prost*tutat vietnameze në Berat! Pranga dhe pronarit të banesës

Pronari i banesës rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për vrasje, dhunë në familje dhe vjedhje.

Shkruar nga Versus

“S’kishim para për biletën e kthimit”, arrestohen 2

Berat- Prokuroria ka kryer një operacion gjatë të cilit janë arrestuar tre persona të dyshuar për prostitucion. Në pranga kanë rënë: 31 vjeçari shqiptar Xh.S dhe dy gra vietnameze.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se ata ushtronin veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit në një banesë të marrë me qira në Berat. Organizatori është i një banor i Beratit i cili ende nuk është identifikuar.

Pas arrestimit, vietnamezet deklaruan se kishin ardhur për turizëm, por duke qenë se nuk kishin patur para për biletën e kthimit, kishin vendosur të ushtronin prostitucionin. Ata ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës në apartamentin e rezervuar nga “Airbnb” dhe kishin edhe një faqe interneti me numrat e tyre të kontaktit.

Ndërkohë 31 vjeçari shqiptar i arrestuar rezulton të jetë pronari i banesës dhe pas këqyrjes së bërë rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për vrasje, dhunë në familje dhe vjedhje. Policia vijon punën për identifikimin e personit që kishte organizuar rrjetin e prostitucionit. Versus.al

Poll