AKTUALITET /

“S’më linte të vishesha si doja” – Zbardhen detaje nga krimi tronditës në Fier, flet 26-vjeçarja që mbyti të atin

Gjatë veprimeve hetimore dhe marrjes në pyetje, u konstatuan mospërputhje në dëshminë e 26-vjeçares. Nën presionin e provave dhe pyetjeve të policisë, ajo përfundimisht ka pranuar se kishte mbytur babanë e saj me një tel.

Shkruar nga Versus

 

“S’më linte të vishesha si doja” – Zbardhen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Frashër të Fierit, ku një 26-vjeçare ka mbytur babanë e saj 56-vjeçar. Viktima është Anesti Rama, ndërsa autorja e dyshuar e krimit është vajza e tij, Emanilda Rama.

Fillimisht, e reja njoftoi policinë duke pretenduar se i ati kishte ndërruar jetë aksidentalisht një ditë më parë. Por ky version nuk u konsiderua i besueshëm nga shërbimet hetimore, të cilat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, nisën një hetim të thelluar.

Gjatë veprimeve hetimore dhe marrjes në pyetje, u konstatuan mospërputhje në dëshminë e 26-vjeçares. Nën presionin e provave dhe pyetjeve të policisë, ajo përfundimisht ka pranuar se kishte mbytur babanë e saj me një tel.

Sipas burimeve policore, Emanilda Rama ka deklaruar se kishte jetuar nën trysninë e vazhdueshme të të atit, i cili e kontrollonte me fanatizëm ekstrem – nuk e lejonte të vishej në mënyrë bashkëkohore, as të dilte apo të argëtohej. Kjo sjellje, sipas saj, i kishte shkaktuar presion të fortë psikologjik në përditshmëri, duke çuar në aktin ekstrem.

Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Ndaj Emanilda Ramës pritet të ngrihet zyrtarisht akuza për vrasje në rrethana cilësuese. /Versus.al

Tags:

vrasje fier

Poll