Një profil Facebooku i krijuar së fundmi me pseudonim bazuar në aliasin e përdorur në kallëzimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj ka sulmuar online të hënën gazetaren Glidona Daci, duke përdorur aludime dhe epitete denigruese.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe gazetari Fatjon Gjinaj, i cili kërkon që për këtë ngjarja autoritetet të marrin masa për personat përgjegjës.
Gjinaj, përmes një postimi në rrjete sociale kërkon po ashtu sensibilizimin e kolegëve të medias dhe reagimin e tyre, pavarësisht nëse ata preken ose jo nga ky veprim.
Gazetari ngre po ashtu alarmin për ngjarje të tilla, të përsëritura ndaj gazetarëve.
Postimi i plotë:
S’mund të jeni vetë lajmi, por ju s’mund as të heshtni!
Një ftesë jo vetëm për ndëshkim por edhe për debat!
(Do ju lutesha ta shpërndani)
Edhe një ish-asgjë në jetën e tij, paska dal me kostum e kollare dhe paska dashur të na e “pallojë me shpulla” një gazetar! Dhe e thotë para audiencës së gjërë në një studio televizive si të ishte duke treguar mundin, djersën e dijen që ka derdhur për të qenë dikush në jetë. Prej dy ditësh një kolege e terrenit, që ndajmë të paktën 5 ditë të javës disa orë pranë organeve të drejtësisë, sulmohet mizorisht pas një testiere anonimësh, që për morekuje të policisë dhe instancave që zbuloi më kohë rrekord tutoret e seksit në Korçë, nuk na gjetka dot kush është ‘Haliti’ tjetër që s’flet nga studio por nga testiera anonime.
Duke dënuar këto linçime e lajthitje, i vetëdijshëm se nuk është mjaftueshëm vetëm “dënimi”, apeloj media, moderatorë, gazetarë e drejtues mediash, të zbresin me këmbë në tokë dhe të injorojnë që të mbushin studio e panele me njerëz që nuk kanë asnjë kontribut në këtë shoqëri, që nuk kanë asnjë formim profesional e mbi të gjitha nuk kanë pikën e koshiencës, mendimit të tyre objektiv dhe personal, rracinalitet e koherencë mbi ngjarjet apo fenomenet që komentojnë, e për këtë, refuzojini nëpër panele e promovime.
Duke qenë në brendësi të jetës dhe veprimtarisë gazetareske e kuptoj shumë mirë, ndonëse nuk e shpjegoj dot, pse nuk ecim njëzëri ne të të njëjtit lloj për të ndëshkuar dhe kërkuar ndëshkim. Por thënë me disa fjalë, diku-diku, zë vend përceptimi se segmente të caktuara të medias e gazetarisë bëjnë pakte, e bëjnë këtë me mediokritetin, me banalitetin për klikime, me përfitimet financiare, me përfitimet politiko-financiare, me krimin e ç’organizuar por edhe të organizuar, dhe domosdo kemi rënë në vorbullën e perceptimit se “tërë njësoj janë, përderisa s’ka ardhur ende tek unë, akoma s’është shqetësimi im”.
Nuk jam për të gjykuar askënd, sepse gjykoj se një formë gjykimi secili nga ne mund ta bëjë përmes punës së tij dhe shembullit që jep apo rrugës që ndjek, siç nuk jam për të dalë me shpatë dhe ulëritur dy-tre ditë, për të mbrojtur dikë derisa historia të harrohet, por ama jam për të bërë një apel, për vetërregullim, kritikë dhe debat.
Sa më shumë shpozicionohemi, aq më tepër do të paragjykohemi madje edhe kërcënohemi, shantazhohemi, intimidohemi… Nëse mes nesh, dikush a disa distancohen dhe e konsiderojnë këtë që po ndodh, se është pasojë, është dhe janë duke gabuar, nëse ky dikush apo këta disa, nuk e kanë bërë kritikën e tyre mbi shkaqet para se të vijë pasoja.
I shkruajta këto radhë, jo vetëm e përsëris, për të ndëshkuar dhe kërkuar nga autoritetet të merren seriozisht me “Valterët”, por edhe në shenjë për të thirrur ndërgjegjen për këdo që ka një hapësirë dhe mikrofon për ta hequr njëherë e mirë dhe përfundimisht, nga çdo “Halit”. E gjithashtu, për të hapur edhe një debat mes nesh dhe pse jo, edhe publik, ndaj do kërkoja nëse e shikoni të arsyeshme edhe ta shprëndani këtë mesazh. /Versus.al/







