
Lezhë- Dy vëllezër dhe një kushëri i tyre janë arrestuar nga policia nën akuzën se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 28 vjeçar nga Kruja me pretendimin se nuk u kishte paguar qiratë për 2 makina që kishte marrë me qira.
I riu është marrë me forcë në automjet në një karburant në fshatin Derven të Krujës, më pas është transportuar në një karburant në Shënkoll ku është dhunuar dhe është lënë në mes të rrugës. Denoncimin në polici, e ka bërë 70 vjeçari, babai i djalit të dhunuar.
Pak minuta pas kallëzimit, policia arrestoi dy vëllezërit R. M., 28 vjeç dhe R. M., 22 vjeç, dhe kushëririn e tyre, E. M., 22 vjeç.
28-vjeçari që u mor peng, u transportua në spitalin rajonal të Lezhës, ku mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Versus.al

