AKTUALITET /

Sot seanca në themel për Veliajn, të pranishëm prokurorët Dado dhe Dumani

Edhe këtë herë, Veliaj nuk ka pranuar të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.

Shkruar nga Versus

Sot seanca në themel për Veliajn, të pranishëm

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca e radhës e gjyqit në themel për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn.

Të pranishëm në seancë janë dy prokurorët e posaçëm të çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Ndërsa në seancën e kaluar pati përplasje mes avokatit të Veliajt, Plarent Ndrecës dhe prokurorit Ols Dado pasi ky i fundit argumentoi se sipas tij Veliaj po përpiqte të zvarriste çështjen.

Ndërkohë GJKKO pezulloi afatet e paraburgimit për kryebashkiakun i cili ka 13 akuza për 5 vepra penale. Gjatë kësaj kohe, Ndreca supozohet të jetë njohur me dosjen prej 60 mijë faqesh. Versus.al

Poll