AKTUALITET /

Sot shpallet vakanca për kreun e SPAK, amerikanët mbërrijnë në KLP

Prokurorët e SPAK kanë tre javë kohë që të paraqesin kandidaturat për kreun e Prokurorisë së Posaçme.

Shkruar nga Versus

Sot shpallet vakanca për kreun e SPAK, amerikanët mbërrijnë

Përfaqësuesit e OPDAT (Departamentit amerikan të drejtësisë) kanë mbërritur sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku do të shpallet vakanca për kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pasi mandati i Altin Dumanit përfundon në 18 dhjetor të këtij viti.

Me praninë e tyre përfaqësuesit amerikanë dëshmojnë edhe njëherë se SHBA është ende nën mbikëqyrje të Reformës në Drejtësi në Shqipëri dhe se do të vëzhgojnë edhe garën për kreun e SPAK.

Kujtojmë se në zgjedhjen e Dumanit, ndikoi vetë ambasadorja e atëhershme e SHBA në Shqipëri Yuri Kim e cila u paraqit në vendin ku po zhvillohej votimi dhe ngulmoi në mbështetjen e kandidaturës së Dumanit për të qenë në krye të institucionit të posaçëm. Sot KLP ka çelur vakancën për postin e rëndësishëm, duke u dhënë 3 javë kohë të gjithë kandidatëve për të paraqitur kandidaturat e tyre. Versus.al

Poll