Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 13 urdhër arreste në qytetin e Shkodrës në goditje të një grupi që trafikonte drogë nga Amerika Latine. Mësohet se deri tani 8 persona janë arrestuar, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Mes të dyshuarve të shpallur në kërkim si pjesëtar i grupit kriminal është edhe Erjon Dani, ish-zyrtar policor i cili më parë kishte mbajtur postin e shefit të krimeve në Tiranë. Aksioni ka nisur në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm. Urdhrat janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi. Ndërsa raportohet se janë zbardhur 11 episode trafikimi nga Amerika Latine.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të zbardhjes së bisedave në aplikacionin "SkyEcc" ku anëtarët e grupit komunikonin lidhur me trafikun e kokainës nga Amerika Latine. Dyshohet se 5 të shpallurit në kërkim strehohen në Dubai. Versus.al







