
Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur heqjen e masës së arrestit për avokatin Besart Logu, për të cilin më 8 shtator, SPAK njoftoi se dyshohej për ryshfet.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Logu i kishte marrë një klienti të tij italian shumën prej 8 mijë eurosh si premtim se do ta përdorte për të ndikuar tek prokurorët e gjyqtarët e Tiranës në favor të tij. Por këto para sipas SPAK, Logu i mbajti për veten.
Prokurorja e posaçme Doloreza Musabelliu kërkoi masë sigurie ‘arrest në shtëpi’ e cila u ekzekutua gjatë orëve të mëngjesit të 8 shtatorit në zyrat e Logut me akuzën për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”. Versus.al







