Indrit Dokle, ish-kreu i bandës së Durrësit u shpall në kërkim nga SPAK në maj të këtij viti lidhur me operacionin e zhvilluar pas zbardhjes së disa mesazheve në aplikacionin ‘Sky Ecc’.
Sot mësohet se autoritetet e Dubait, ku dyshohet se jeton aktualisht Dokle, i kanë kërkuar palës shqiptare informacion lidhur me statusin e tij.
Në janar të 2020-ës, gjykata e Krujës mori vendimin për të liruar Indrit Doklen me kusht edhe pse ky i fundit ishte dënuar me burg të përjetshëm.
Ndaj tij u lëshua sërish urdhër arresti nga SPAK në maj të këtij viti kur u goditën 4 grupe kriminale. Versus.al








