
Engert Pëllumbi do të jetë gjyqtari i posaçëm i cili do të marrë vendimin mbi kërkesën e bërë nga SPAK për rikthimin e Sali Berishës nën masën e arrestit shtëpiak. Seanca do të mbahet me 3 janar.
Kryetari i PD u lirua më 27 nëntor me vendimin e marrë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, me arsyetimin se dosja për të cilën ish-kryeministri është marrë i pandehur, është dërguar për gjykim dhe nuk ka asnjë rrezik që të prishë provat.
Në fjalimin e mbajtur para mbështetësve të mbledhur para selisë blu menjëherë pasi u lirua, Berisha falenderoi gjyqtaren Davidhi për integritetin e treguar. Ndërsa vijoi me të njëjtën gjuhë ndaj SPAK-ut që menjëherë kërkoi rikthimin e tij në arrest shtëpiak.

Engert Pëllumbi ishte kryesuesi i trupës gjykuese që çoi pas hekurave ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nën akuzën për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Versus.al








