Kontrolle të befasishme janë ushtruar në burgun e Durrësit për identifikimin e pajisjeve celulare të paligjshme brenda qelive, në një operacion të ndërmarrë nga forcat operacionale të burgjeve.
Sipas burimeve, kontrollet janë zhvilluar edhe në qelitë ku ndodhen të paraburgosurit Erion Veliaj, Ilir Beqaj dhe Aurel Zarka, por nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm.
Operacioni është kryer me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa mbetet e paqartë nëse kontrollet janë iniciuar nga SPAK.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera, ndërsa kontrollet konsiderohen pjesë e verifikimeve për parandalimin e komunikimeve të paligjshme brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit./Versus.al

