AKTUALITET /

Djali i punonjësit të policisë e përplasi me BMW dhe më pas u lirua, ndërron jetë te Spitali i Traumës 33 vjeçari

Një 33-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pas një aksidenti të rëndë në Tiranë, ku një automjet BMW i drejtuar nga një 18-vjeçar përplasi motorin me të cilin ai po udhëtonte, duke shkaktuar plagë fatale.

Shkruar nga Versus
Djali i punonjësit të policisë e përplasi me BMW dhe më
Kristo Liço që ndërroi jetë te Spitali i Traumës

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur pak ditë më parë në zonën e Mëzezit, në Tiranë, ka përfunduar me humbjen e jetës së 33-vjeçarit Kristo Liço, i cili ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës.

Sipas informacioneve, ai po udhëtonte me motor së bashku me një 20-vjeçare kur janë përplasur nga një automjet tip BMW, i drejtuar nga një 18-vjeçar.

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që të dy të rinjtë në motor të përfundojnë disa metra larg.

Të lënduarit u transportuan me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua fillimisht në komisariat dhe më pas u la i lirë, sipas të dhënave paraprake.

Ngjarja ka ngritur dyshime dhe debat publik lidhur me mënyrën e trajtimit të rastit nga autoritetet, ndërsa policia e Tiranës vijon punën për të dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të sqaruar përgjegjësitë ligjore./Versus.al

Poll