
Forcat Mbrojtëse Izraelite thanë se 50 avionë luftarakë kryen një sulm të shpejtë ndaj Hezbollahut, duke hedhur rreth 160 bomba në 100 objektiva në Liban brenda 10 minutash.
Operacioni, i koduar "Errësira e Përjetshme", goditi vende në të gjithë Bejrutin, Luginën Beqaa dhe Libanin jugor. Sipas ushtrisë, objektivat përfshinin qendrat e komandës dhe infrastrukturën kyçe të lidhur me operacionet e Hezbollahut.
Në vendin fqinj mbi 1500 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve gra e fëmijë. Libani ka marrë kostot e luftës mes Izraelit dhe Iranit duke u sulmuar nga izraelitët për shkak të organizatës së Hezbollahut. Versus.al

