AKTUALITET /

SPAK kundër Apelit të GJKKO për Kokën, kërkon rikthimin e tij në burg! Ish-ministri rezulton të jetë jashtë shtetit

Sipas informacioneve, Koka kishte njoftuar më herët në gjyq se do t'i nënshtrohej një operacioni për zemrën në Itali.

Shkruar nga Versus

SPAK kundër Apelit të GJKKO për Kokën, kërkon rikthimin

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar rikthimin në burg të Lefter Kokës, ish-ministrit të Mjedisit i cili u lirua dy muaj më parë për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.

Lidhur me vendimin e Apelit të GJKKO që solli lirimin e Kokës, SPAK ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë. Në qëndrimin e SPAK thuhet se nuk është dakord me interpretimin e vendimit të marrë në shkurt të këtij viti për lirimin e Kokës.

Ndërkohë duhet që ish-ministri të vihet në dijeni pasi në përgjigjien që posta ka kthyer për rekursin, dëftesa mbante shënimin “larguar”. Nga ana tjetër Koka kishte njoftuar më herët në gjyq se do të kryente një operacion për zemrën në Itali.

Ish-ministri i cili u arrestua në vitin 2021 për inceneratorët si i akuzuar për shpërdorim detyre pastrim parash dhe korrupsion dhe u dënua me vendime që nuk kanë marrë fuqinë e prerë, për dosjen e inceneratorëve të Fierit , Elbasanit dhe Tiranës. Versus.al

Poll