AKTUALITET /

SPAK mbyll dyert për median në gjyqin për Plarent Dervishajn dhe Julian Meçajn, paraqiten prova të reja nga Sky Ecc

Në gjyqin për atentatin e 2019 në Shkozet, SPAK mbylli dyert për mediat duke paraqitur prova të reja nga Sky ECC, që përfshijnë komunikime dhe të dhëna të koduara të lidhura me Plarent Dervishajn dhe Jualian Meçajn, ndërsa seanca vazhdon me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Shkruar nga Versus
SPAK mbyll dyert për median në gjyqin për Plarent Dervishajn dhe
Plarent Dervishaj dhe Jualian Meçaj

Në gjyqin për Plarent Dervishajn dhe Jualian Meçajn, nën akuzë për atentatin e vitit 2019 në Shkozet, SPAK kërkoi dhe mori miratimin e gjykatës për të mbyllur dyert për mediat.

Kjo për shkak se u paraqitën prova të reja që përfshijnë komunikime dhe të dhëna të koduara nga aplikacioni Sky ECC, të cilat konsiderohen sekret hetimor.

Prokurori Adnan Xholi i bëri të ditur gjykatës se disa mesazhe dhe prova përfshinin informacion mbi persona të tjerë nën hetim, ndaj dhe duhej të mbaheshin jashtë vëmendjes së publikut.

Gjatë seancës, Dervishaj dhe Meçaj morën pjesë, ndërsa Dervishaj u largua pasi u prezantuan një pjesë e provave të sjella në monitor.

SPAK ka paraqitur prova shkresore që përfshijnë komunikime, fotografi dhe pamje të shkëmbyera mes të pandehurve dhe përdoruesve të tjerë të aplikacionit të koduar, duke listuar kodet Sky të përdorura nga grupi kriminal dhe duke lidhur një prej kodeve drejtpërdrejt me Plarent Dervishajn. Seanca po vazhdon me dyer të mbyllura, për të garantuar ruajtjen e sekretit hetimor./Versus.al

 

Poll