Për të gjashtën herë Prokuroria e Posaccme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish zëvëndës kryministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Sipas organit hetues, veprimet komplekse dhe kohët e ndryshme kur dyshohet të kenë ndodhur veprat penale, që po kryen Prokuroria e Posaçme janë bërë shkak për të shtyrë sërish hetimet deri në datën 22 mars 2026.
Sipas mbrojtësit të tij ligjor Henrik Ligori, Ahmetaj i ka pritur me indiferentizëm shtyrjet e herë pas hershme të afateve, teksa interesi i tij që në krye të herës vijon të jete zbardhja e të vërtetës dhe që organi i akuzës të marrë të gjithë kohën e nevojshme.
Në bazë të dispozitave ligjore, kjo është e fundit që SPAK ka mundësi të shtyjë hetimet, më pas duhet të vendosë për dergimin ose jo për gjykim të ccështjee.
Për të njëjtën ccështje po hetohet edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt si dhe ish bashkëjetuesja e tij Albina Manccka dhe Erjola Hoxha./Versus.al

