AKTUALITET /

Spriopali blen makinë 130 mln lekë në fund të mandatit, lë jashtë konkurrencës ofertat më të lira

Sipas dokumenteve të tenderit, kompania “Mektrin Motors” sh.p.k ofroi çmimin më të ulët, 11.250.000 lekë pa TVSH, por u skualifikua nga komisioni i prokurimit. Edhe “Porsche Albania” sh.p.k, me ofertën prej 11.800.000 lekësh pa TVSH, u përjashtua, duke lënë jashtë konkurrencës ofertat më të lira.

Shkruar nga Versus
Spriopali blen makinë 130 mln lekë në fund të mandatit,
Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka nënshkruar një tender për blerjen e automjeteve zyrtare të Kuvendit, vetëm pak para fillimit të legjislaturës së re. Tenderi, i titulluar “BLERJE AUTOVETURA”, kishte një fond limit prej 13.033.335 lekësh pa TVSH dhe u firmos më 7 korrik 2025, ndërsa u publikua nga Agjencia e Prokurimit Publik më 11 gusht 2025.

Sipas dokumenteve të tenderit, kompania “Mektrin Motors” sh.p.k ofroi çmimin më të ulët, 11.250.000 lekë pa TVSH, por u skualifikua nga komisioni i prokurimit. Edhe “Porsche Albania” sh.p.k, me ofertën prej 11.800.000 lekësh pa TVSH, u përjashtua, duke lënë jashtë konkurrencës ofertat më të lira.

Në fund, fituese e tenderit u shpall kompania “Albania Motor Company” sh.p.k, e vëllezërve Dulaku, me ofertën 12.900.000 lekë pa TVSH, rreth 1 milion lekë më e lartë se fondi limit dhe dukshëm më e shtrenjtë se ofertat e skualifikuara.

Spriopali blen makinë 130 mln lekë në fund të mandatit,

 

 

Poll