
Një 39 vjeçar i identifikuar si R.T është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme në rrugën e Dibrës pasi është kapur teksa qarkullonte me pistoletë.
Policia ka publikuar pamjet e momentit të ndërhyrjes së oficerëve të cilët i kanë prerë rrugën 39 vjeçarit dhe e kanë shtrirë në tokë për t’i vënë prangat.
Gjatë kontrolleve 39 vjeçarit iu gjet arma pa leje me krehër dhe fishekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

