AKTUALITET /

“Ta kemi thënë s’na e njef trunin, n’Kryeministri ta ngrem flamurin”, pankartat më pikante nga protesta para Kryeministrisë

“Jam bir shqipe more shkja, ti sha ne s’dime me sha”. “Ta kemi thënë s’na e njef trunin, n’kryeministri ta ngremë flamurin.”, thuhet në pankartën e madhe që mbajnë protestuesit në duar

Shkruar nga Versus

   “Ta kemi thënë s’na e njef trunin, n’Kryeministri ta  

Mijëra qytetarë janë derdhur mbrëmjen e sotme në rrugët e kryeqytetit për të proteëstuar kundër projektit turistik në Zvërnec.

Protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” e më pas marshuan drejt bulevardit të madh “Dëshmorët e Kombit” për tu ndalur përballë godinës së Kryeministrisë.

“Pa dorëheqje, s’ka dialog”, thërrasin njëzëri qytetarët, duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit, i cili sot i ftoi një grup përfaqësuesish të ulen për një konsultim publik lidhur me projektin.

“Jam bir shqipe more shkja, ti sha ne s’dime me sha”. “Ta kemi thënë s’na e njef trunin, n’kryeministri ta ngremë flamurin.”, thuhet në pankartën e madhe që mbajnë protestuesit në duar.

Po ashtu, në të tjera shihen edhe shprehje si “Rama në burg, Berisha në burg”, “S’ka lind ai bir k’rve, e as ai bir cifuti qe t’na mari trojet tona”. Versus.al

 

Poll