
Protesta e kësaj të marte në Tiranë ka nxjerrë në shesh një numër të madh qytetarësh, pa dallim moshe, madje dhe fëmijë.
Me pankarta në duar dhe duke thirrur parulla kundër projektit të Zvërnecit dhe zaptimit të pronës private, qytetarët kanë mbushur rrugët e kryeqytetit, për t’u drejtuar drejt Kryeministrisë.
Pamjet me dron tregojnë një pjesëmarrje më të madhe se ditën e djeshme, ndërsa pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhe të forta ndaj qeverisë dhe investimit të kundërshtuar.
Gjatë tubimit, protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre, duke paralajmëruar vazhdimin e mobilizimit deri në plotësimin e kërkesave të tyre. “Nuk e lëshojmë sheshin”, ishte një nga thirrjet më të dëgjuara gjatë protestës.
Kërkesa kryesore e qytetarëve mbetet heqja e gardhit të vendosur në zonën e Zvërnecit dhe pezullimi i projektit.Versus.al

