AKTUALITET /

“Kërkojmë shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike”, protestuesit: Kërkesat tona nuk janë partiake

Qytetarët protestues kanë theksuar se këto kërkesa nuk kanë karakter partiak, por lidhen me mbrojtjen e interesit publik dhe të pasurive kombëtare

Shkruar nga Versus

“Kërkojmë shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që

Në protestën e sotme të zhvilluar në Tiranë, kundër projektit turistik të Zvërnecit, qytetarët kanë renditur disa kërkesa ndaj qeverisë, për të cilat nuk ka negociim.

Qytetarët protestues kanë theksuar se këto kërkesa nuk kanë karakter partiak, por lidhen me mbrojtjen e interesit publik dhe të pasurive kombëtare.

 “Ne nuk pranojmë negociata mbi të drejtën themelore të qytetarëve mbi pasuritë që u përkasin vetëm shqiptarëve”, tha një prej protestueseve që mbajti fjalim në tubimin para Kryeministrisë.

“Së pari, kërkojmë dorëheqjen e të gjithë qeverisë. Së dyti, kërkojmë shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike, si dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve.

Së treti, kërkojmë anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore.”, thuhet në kërkesat e protestueseve. Versus.al

 

Poll