AKTUALITET /

“Taksia më priti vetëm 1 orë”, avokatja e Veliajt: Të shtyhet seanca, s’u njoha dot me dosjen! Kryebashkiaku përplaset me gjyqtaren

Më 9 shkurt, ora 12:00 do të jepet vendimi nëse dosja e Veliajt do të kalojë për gjykim ose jo. Mundësia tjetër është që dosja të kthehet për plotësim hetimesh.

Shkruar nga Versus

“Taksia më priti vetëm 1 orë”, avokatja e Veliajt:

Në Gjykatën e Posaçme u mbajt sot seanca paraprake për dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj dhe personave të tjerë të marrë të pandehur së bashku me të dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

I pranishëm në seancë ishte edhe vetë Veliaj i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda me pretendimin se nuk i dha të drejtën të mbrohej efektivisht duke e mbajtur në kafazin prej xhami.

Ndërsa avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku u shpreh se taksia e kishte pritur vetëm një orë në Durrës teksa vizitonte klientin e saj Veliaj dhe ndaj nuk kishte patur mundësi të njihej me aktet hetimore. Me këtë argumentim, ajo kërkoi që seanca të shtyhej, por GJKKO e rrëzoi.

Gjyqtarja Deda kaloi në konkluzionet përfundimtare duke e cilësuar si të ezauruar fazën e mbrojtjes. Versus.al

Poll