AKTUALITET /

“Taulanti jam”, i mori 100 mijë euro biznesmenit duke u shtirur si Balla, arrestohet mashtruesi (EMRI)

Biznesmeni nga Përrenjasi vitin e kaluar, me anë të një taksie dërgoi në Tiranë një çantë me 100 mijë euro "cash".

Shkruar nga Versus

“Taulanti jam”, i mori 100 mijë euro biznesmenit duke u shtirur

Tiranë- Policia ka arrestuar në Allias 27 vjeçarin Saimir Reka i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtoria vendore e Elbasanit pasi vitin e kaluar në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, i kanë marrë 100 mijë euro ‘cash’ biznesmenit Flamur Rrushi.

Këtij të fundit i ishte prezantuar si Taulant Balla, ministri për Marrëdhëniet e Shtetit me Kuvendin. Biznesmeni nga Përrenjasi, sipas kërkesës së mashtruesit, ka shkuar në Tiranë me çantën 100 mijë euro dhe ia ka dorëzuar një taksisti. “Mbajta shënim targat e taksisit”, tha biznesmeni në polici.

I riu është pjesë e grupit të mashtruesit Florian Gjergji i cili përdorte të njëjtën skemë duke iu prezantuar biznesmenëve të ndryshëm si politikan apo njerëz të tjerë të biznesit dhe duke iu kërkuar para borxh. Versus.al

Poll