AKTUALITET /

Të armatosur me shkopinj shqiptarët përleshen me afrikanët në burgun italian, 4 efektivë të plagosur

Ngjarja daton pasditen e së premtes, 18 prill, por ajo është bërë e ditur ditën e djeshme (19 prill) shkruajnë mediat italiane.

Shkruar nga Versus
Të armatosur me shkopinj shqiptarët përleshen me afrikanët
Foto ilustruese

Ngjarja daton pasditen e së premtes, 18 prill, por ajo është bërë e ditur ditën e djeshme (19 prill) shkruajnë mediat italiane.

Sipas mediave fqinjeve brenda burgut Bassone në Como të Italisë një grup prej 10 të burgosurish shqiptarë me shkopinj në duar kanë arritur të hapin me forcë një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i rivalëve, ku ndodheshin të burgosur me origjinë afrikano-veriore.

Ata kanë filluar të përleshen mes njëri-tjetri por aksioni është ndërprerë nga efeketvët e policisë së burgjeve dhe përfunduan të plagosur.

Katër efektivë u dërguan për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Sant’Anna në Como.

Gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan sot në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones.

Po sipas mediave italiane arsyet e përplasjes mendohet të jenë për mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve rivale./Versus.al

 

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: