AKTUALITET /

Të braktisur dhe tre ditë pa ushqim, tre fëmijët strehohen pas ndërhyrjes së policisë

Shkruar nga Versus
Të braktisur dhe tre ditë pa ushqim, tre fëmijët strehohen
Fëmijët e braktisur

Tre fëmijët e mitur që u gjetën të braktisur nga nëna e tyre dhe tre ditë pa ushqim, janë strehuar nga Shërbimi Social në Durrës.

Ish-vjehrra e nuses dëgjoi të qarat e fëmijëve në banesë dhe menjëherë kërkoi ndihmën e policisë të ndërhynte.

Uniformat blu ndërhynë menjëherë duke shkuar tek pallati ku ishin braktisur tre të miturit.

Sipas policisë tre fëmijët u dërguan fillimisht në spital për kontrolle mjekësore, ndërsa më pas u vendosën nën kujdesin e Qendrës së Mbrojtjes së Fëmijëve në Durrës.

Ndaj ish-nuses është nisur procedim penal për “Keqtrajtim të të miturve”, ndërsa rasti është dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Procedimi penal nisi pasi ditën e sotme, rreth orës 17:20, është paraqitur shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte, rasti i publikuar dhe në rrjete sociale.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, u bë e mundur marrja në mbrojtje e tre fëmijëve, të cilët u dërguan në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u morën në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll