AKTUALITET /

“Të rinj në moshë, prej ditësh vëzhgonin”, atentati në Dobraç, dyshime se autorët ishin vrasës me pagesë nga Mali i Zi

Shkruar nga Versus
“Të rinj në moshë, prej ditësh vëzhgonin”,
Dy prej viktimave, Hamza Lici dhe Arlind Bushati

Autorët të cilët kryen atentatin mafioz ditën e djeshme në Shkodër ku shënjestër ishte Hamza Lici, por e pësuan edhe 3 persona të tjerë, dyshohet se janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi.

Burime bëjnë me dije se autorët të rinj në moshë, kanë hyrë nga Mali i Zi ditët e fundit dhe kanë bërë lëvizje në afërsi të Dobraçit disa herë. Numri i shasisë së makinës me targa kroate është dërguar për ekspertim me shpresën se mund të zbulohet pavarësisht dëmtimit nga zjarri.

Vështirësia në zbulimin e autorëve qëndron në faktin se në zona nuk ka kamera sigurie, ose edhe ato që janë, nuk kanë server për ruajtjen e pamjeve.

Për ngjarjen që tronditi sërish Shkodrën në vazhdën e krimeve mafioze, foli edhe vetë ministri i Brendshëm Ervin Hoxha duke bërë me dije se në zonën ku ndodhi ngjarja kanë shkuar një numër i madh i forcave të policisë dhe siguroi që shumë shpejt do ketë rezultate konkrete për kapjen e autorëve.

“Dje të gjitha forcat e Policisë së Shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Ata janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.

Dyshimet janë se atentati ka lidhje me përplasjen mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: