AKTUALITET /

Të shtëna me armë në Kamëz pas një konflikti të çastit, një i plagosur

Sherri dyshohet se ka nisur për një vend parkimi dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur në këmbë.

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë në Kamëz pas një konflikti

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Kamëz.

Paraprakisht bëhet me dije se afër një banke të nivelit të dytë janë zënë 2 persona. Sherri dyshohet se ka nisur për një vend parkimi dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur në këmbë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: