Tiranë- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Marikaj të Vorës pasditen e sotme pas një konflikti mes dy personave. Njëri prej tyre ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa policia sapo ka mbërritur në vendngjarje.
Sipas dyshimeve, ngjarja mund të ketë ndodhur pas një konflikti dhe përplasjes së dy personave për pjesët e këmbimit të makinave dhe ka degraduar deri në përdorimin e armës.
Grupi hetimor, ndodhet në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave. Versus.al








