AKTUALITET /

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Krujë, qëllohet lokali i ish-shoferit të deputetit të zgjedhur Arjan Ndoja

Më herët, Mondi Voga ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa dyshohet se në 2018-ën ka dhunuar edhe avokatin Ilia Ilia në Durrës.

Shkruar nga Versus
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Krujë,
Mondi Voga dhe Arjan Ndoja

Fushë Krujë- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pas mesnatës në lokalin në pronësi të Mondi Vogës në fshatin Krastë.

Policia bën me dije se është qëlluar me armë zjarri drejt fasadës së lokalit duke shkaktuar dëme materiale. Ndërsa ka qenë vetë pronari ai i cili ka njoftuar policinë për të shtënat me armë.

“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Mondi Voga, nuk është emër i panjohur për drejtësinë pasi më herët është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në korrik të vitit 2018 dhunoi fizikisht avokatin Ilia Ilia në Durrës, ngjarje për të cilën avokati pretendoi se porositës kishte qenë ish-prokurori Arjan Ndoja i cili aktualisht është kandidat fitues i PD për deputet në qarkun e Durrësit.

Më herët, Mondi Voga ka qenë shofer i Arjan Ndojës i cili njihet edhe për atentatin që iu bë në 2019-ën në Shkozet ku në makinën ku ndodhej edhe ‘Rrumi i Shijakut’ u qëllua me breshëri duke lënë të vdekur shoferin Andi Maloku. Për ngjarjen është dënuar me burgim të përjetshëm Redjan Rraja, ndërsa po gjykohen edhe ish-anëtarët e bandës së Durrësit, Julian Meçe e Plarent Dervishaj. Versus.al

Poll