AKTUALITET /

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, i plagosuri dërgohet drejt Tiranës (EMRI)

Policia po punon për kapjen e autorit të paidentifikuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, i plagosuri

Lezhë- Pak orë nga ngjarja e ndodhur në Ndroq të Tiranës ku u ekzekutua një person, të shtëna me armë zjarri u raportuan në fshatin Grykëzezë, ku mbeti i plagosur Edmond Gjoka. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali. 

Ky i fundit u transportua drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore pasi gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit i cili ende nuk është identifikuar.

Pasditen e djeshme në Ndroq të Tiranës u ekzekutua me armë zjarri Alfred Dedja, ndërsa autori Julian Gjoshi i cili njihet edhe si kunati i të shumëkërkuarit Altin Hajri, u arratis nga vendngjarja. Dyshohet se shkak për krimin, janë bërë konfliktet për pazare droge.

Së fundmi vendi është përfshirë nga disa atentate me armë zjarri apo konflikte të momentit që kanë përfunduar gjer në vrasje. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: