AKTUALITET /

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, biznesmeni me precedentë plagos të riun dhe arratiset

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal mes biznesmenit dhe 26 vjeçarit Jozef Çeka.

Shkruar nga Versus
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, biznesmeni me
Foto nga vendngjarja

Shkodër- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në lagjen “Perlat Rexhepi”.

Pas një konflikti për motive banale, 49 vjeçari Paulin Fusha ka qëlluar me armë zjarri kundrejt të riut, Jozef Çeka 26 vjeç i cili mbeti i plagosur dhe u transportua për në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia është vënë në ndjekje të autorit i cili u arratis nga vendngjarja menjëherë pas të shtënave me armë.

Mësohet se 49 vjeçari biznesmen rezulton me precedentë të mëparshëm penalë pasi ishte arrestuar në 2013-ën gjatë një operacioni antidrogë. 

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Rreth orës 00:05, në lagjen "Perlat Rexhepi", shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Versus.al

Poll