AKTUALITET /

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Policia shoqëroi në komisariat Y.C, autorin e të shtënave me armë si dhe sekuestroi armën e tipit "pistoletë".

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Tiranë- Paraditen e sotme u raportua për të shtëna me armë zjarri në zonën e Institutit.

Fillimisht u dyshua se kishte të plagosur, por pas mbërritjes së policisë u mësua se një person kishte qëlluar me armë zjarri në ajër për motive banale. 

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një konflikt dhe njëri prej personave është arrestuar nga policia ndërsa po punohet për kapjen e personit tjetër.  

Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës të cilët lajmëruan policinë. Versus.al

Poll