AKTUALITET /

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Kombinatit, autori qëlloi drejt automjetit në lëvizje të 37-vjeçarit

Sipas Policisë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Kombinatit, autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 12:10 të ditës së sotme, në rrugën “Petraq Leka” në Tiranë.

Sipas Policisë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 6 kanë identifikuar tashmë autorin e dyshuar, por për arsye hetimi gjeneralitetet e tij nuk bëhen publike.

Policia bën me dije se po punohet intensivisht për kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, gjeneralitet e të cilit nuk jepen, për shkak se hetimi vijon.

Po punohet intensivisht për dokumentimin e rrethanave të rastit si dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes./Versus.al

 

Poll