Shkodër- Të shtëna me armë zjarri tronditën lagjen "Rus" mbrëmjen e sotme.
Nga detajet e siguruara, bëhet me dije se kanë qenë disa persona të armatosur të cilët kanë hapur zjarr drejt një makine të parkuar. Mësohet se mjeti është në pronësi të Elvis Hoxhës.
Pranë automjetit të parkuar janë gjetur 4 gëzhoja plumbash, ndërsa fatmirësisht Hoxha nuk ka qenë brenda mjetit.
Ende nuk dihet nëse ka pasur një konflikt mes pronarit të mjetit dhe personave që hapën zjarr, por deri më tani dyshohet për atentat të mbetur në tentativë.
Grupi hetimor është vënë në kërkim të autorëve që dyshohet të kenë qenë disa persona. Versus.al








