AKTUALITET /

Tentoi të rrëmbente një fëmijë në një market disa ditë më parë, policia shoqëron 57-vjeçaren

Në njoftimin e saj Policia bën me dije se 57 vjeçarja vuan nga problemet e shëndetit mendor. 

Shkruar nga Versus

Tentoi të rrëmbente një fëmijë në një market

Policia ka identifikuar dhe ka shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasen me inicialet R.B, 57 vjeç pasi ditë më parë mori në krah një të mitur 2 vjeç dhe doli nga një market në 'Rrugën e Barrikadave' duke u rikthyer sërish. 

Në njoftimin e saj Policia bën me dije se 57 vjeçarja vuan nga problemet e shëndetit mendor. 

Ndaj saj ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 15.09.2024, i cili bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda një marketi një shtetase ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish, ju njoftojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasen R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 110/22 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë./Versus.al

Poll