AKTUALITET /

Tentoi të vetëvr*tej, 40 vjeçarja: Më hoqën nga puna se kërkova pagën 38 mijë lekëshe, nuk na e kishin dhënë

Bregu tha se ajo ishte e vetmja që sillte të ardhura në familje pasi bashkëshortin e kishte të sëmurë.

Shkruar nga Versus
Tentoi të vetëvr*tej, 40 vjeçarja: Më hoqën nga puna
Elona Bregu

Një tragjedi u shmang ditën e sotme në Kuçovë ku Elona Bregu u ngjit në majë të një vinçi pranë ish-Uzinës duke kërcënuar se do t’i jepte fund jetës. Ajo ishte larguar nga puna pasi kishte kërkuar pagën e prapambetur.

Për rrjedhojë ngjitjen në vinç e pa sit ë vetmen mënyrë për të ngritur problematikën e saj. Pasi u arrit që të hiqte dorë nga ky vendim, 40 vjeçarja foli për mediat ku u shpreh se paga e saj ishte 38 mijë lekë të reja dhe e merrte vetëm një herë në dy muaj e gjysmë.

Sipas saj, shkak për aktin e ndërmarrë u bë pushimi nga puna se ishte ankuar për rrogën, e cila ishte e vetmja mundësi ekonomike në familjen e saj ku bashkëshorti është i sëmurë.  

“Çfarë të bëjmë ne, ne na hoqi nga puna ai, ikëm lart. Atje do ta zgjidhësh vetëm te kulla, se në vend tjetër nuk e zgjidh zot. 38 mijë lekë, atë kam. Me një burrë të sëmurë, atë kam. Pse më hoqën nga puna, asgjë nuk bëra. Pse vajtëm kërkuam lekët në bashki, rrogën. Private është, gjysmë për gjysmë. Një herë në 2 muaj e gjysmë, 38 mijë lekë", tha ajo. Versus.al

Poll