Ish-presidenti Ilir Meta do të merret në pyetje nesër nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) lidhur me 21 janarin e 2011-ës, ditën kur u vranë 4 protestues të cilët protestonin para kryeministrisë që asokohe drejtohej nga Sali Berisha.
Meta është thirrur nga SPAK dhe do të transportohet nga paraburgimi drejt ambienteve të prokurorisë së posaçme ku në orën 10:00 do të nisë marrja në pyetje e tij. Ka qenë vetë kryetari i partisë së Lirisë ai i cili i ka bërë thirrje SPAK-ut që ta merrte në pyetje pasi mund të jepte disa dëshmi të vlefshme rreth ngjarjes, të panjohura për publikun.
Që prej 21 tetorit të vitit 2024, Ilir Meta mbahet në paraburgim për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Dosja hetimore ndaj tij është mbyllur dhe dërguar nga SPAK për hetim, por seancat paraprake vijojnë të shtyhen që prej shtatorit të këtij viti.
Më 19 nëntor të këtij viti, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në SPAK për 2 orë lidhur me 21 janarin. Versus.al


