
Policia e Elbasanit ka arrestuar 47 vjeçarin O.L i cili duke drejtuar pa patentë një automjet ka dëmtuar portën e një banese në fshatin Thanë.
Shkak është bërë një konflikt i çastit që ka degraduar duke e shtyrë autorin të përplaste automjetin në derën e banesës private. Pas mbërritjes së policisë, rezultoi se 47 vjeçari ishte nën arrest shtëpie për veprën penale të drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Versus.al

