Tiranë- Një 41 vjeçar me iniciale E.S është arrestuar nga policia pasi theu arresti shtëpiak dhe u kap me doza kokaine të cilat i shpërndante në disa lagje të kryeqytetit.
Më herët gjykata i kishte caktuar masën ‘arrest shtëpie’ pasi ishte arrestuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së drogës.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua 103 gramë kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, 23 000 lekë dhe 940 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike; 1 armë të ftohtë, 1 bllokues valësh, 1 radio policie, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al








