AKTUALITET /

Tirana e ‘paralizuar nga samiti, në këto zona qytetarët duhet të ‘ngujohen’ në shtëpi

Shkruar nga Versus

Tirana e ‘paralizuar nga samiti, në këto zona qytetarët

Kryeqyteti dhe hyrjet për në kryeqytet do të jenë sot pothuajse plotësisht të bllokuara për shkak të samitit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet për herë të parë në Shqipëri.

Por përveç bllokimit të qarkullimit të mjeteve, në disa zona të kryeqytetit nuk do të lejohet as kalimi në këmbë. Shefi i Sigurisë Rrugore, Artur Selimaj zbuloi disa prej zonave ku nuk do të lejohen të kalojnë as këmbësorët për shkak të perimetrit të rreptë të sigurisë.

‘’Perimetri i sugirisë është i paaksesueshëm si për përdoruesit e rrugës për automjete ashtu edhe ata këmbësorë. Ky perimetër përfshin rrugën Urani Pano, rrugën Dedë Gjo Luli, kthesën te Tajvani, rrugën Dëshmorët e Kombit tek kthesa ish-Dajtim, pedonalen pas ministrisë së Brendshme, hotel Piazza, rruga George Bush, rruga e Barrikadave dhe bashkohet prapë tek Urani Pano.

I gjithë ky perimetër sigurie për shkak të rëndësisë që ka, është i paaksesueshëm nga qytetarët për mjetet dhe këmbësorët’’- tha Selimaj.

Ky perimetër sigurie do të jetë që prej orës 08:00 deri në orën 13:00 dhe do të thotë se qytetarët e këtyre zonave nuk duhet të dalin nga shtëpitë brenda këtij orari. Versus.al

Poll